Drejtuesit tanë "respektojnë" më me përpikmëri vizitat jashtë vendit sesa protokollin shtetëror.
Tre krerët e shtetit shqiptar kanë shkelur me të dy këmbët protokollin.
Presidenti Bajram Begaj, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla i kanë vënë çelësat zyrave dhe kanë udhëtuar të gjithë jashtë vendit njëkohësisht.
Me këtë, krerët e shtetit e kanë lënë vendin pa drejtues nëse largqoftë ndodh ndonjë emergjencë kombëtare.
Sipas Protokolli Shtetëror, është e përcaktuar qartë se krerët e tre institucioneve kryesore, nuk duhet të largohet nga Shqipëria në të njëjtën kohë.
Rregullat protokollare sanksionojnë se Presidenca, Kuvendi dhe Kryeministria duhet të koordinohen në mënyrë që të paktën njëri nga titullarët e institucionit të qëndrojë në Shqipëri.
“Protokolli i Shtetit vihet në dijeni paraprakisht për çdo lëvizje të tre personaliteteve kryesore jashtë shtetit. Vizitat koordinohen në mënyrë që të mos jenë të tre njëkohësisht jashtë vendit në të njëjtën kohë”, thotë protokolli i shtetit.
Ju rikutojmë se presidenti Bajram Begaj dhe Edi Rama kanë udhëtar drejt SHBA-ve ku po marrin pjesë në takimet në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, një aktivitet i cili në publik është njoftuar më shumë se dy muaj më parë.
Si pa të keq fare, madje Rama dhe Begaj vazhdojnë të reklamojnë vizitat e tyre në rrjetet sociale.
Sipas Begajt, Shqipëria është në një rrugë zhvillimi të përshpejtuar, duke përqafuar një qasje gjithëpërfshirëse dhe transformuese që përfshin zhvillimin ekonomik, social dhe mjedisor.
Nga ana tjetër Rama ka postuar takimet me ministrin e Jashtëm britanik dhe atë të Emirateve të Bashkuara Arabe.
"Folëm për finalizimin e investimeve në Shqipëri", thotë Rama, teksa rregullat e Protokollit të shtetit janë shkelur.
Ndërsa Kryetarja e Kuvendi, Lindita Nikolla ka udhëtuar drejtë Gjermanisë ku po takohet me homologen e landit të Bremenit, Antje Grotheer.
Kjo situatë me krerët e shtetit nuk është më e pazakontë, pasi edhe në të shkuarën është raportuar e njëjta ngjarje.
Duket qartazi që drejtuesit tanë "respektojnë" më me përpikmëri vizitat jashtë vendit sesa protokollin shtetëror.
Lini një Përgjigje