
Deputetët demokratë që mbështesin ish-kryeministrin Sali Berisha dhe Gazment Bardhin po mbajnë sot një tryezë të përbashkët në Kukës.
Duke qenë se më 24 shtator janë zgjedhjet në Kukës, takimi u transferua në qytetin e Kukësit, ku opozita ka propozuar Emri Vatën.
I pranishëm në këtë tryezë ishte dhe deputeti demokrat, Ervin Salianji, i cili nënvizoi rëndësinë që opozita të ketë një qëndrim të qartë për reformën zgjedhore. Gjithashtu, Salianji është shprehur i prerë në qëndrimin e tij, teksa theksoi se kushdo që voton pro qeverisë, duhet të përjashtohet nga grupi i PD.
“Të kemi qëndrim të qartë për reformën zgjedhore, ka vite që jam shprehur për lista të hapura, por duhet të qartësojmë “pazarin” për lista me primaret. Kushdo që voton pro qeverisë dhe bashkohet me ta në kundërshtim me vullnetin e shumicës së grupit parlamentar të PDSH duhet të përjashtohet nga grupi. Formacionet ndihmës-qeveritare nuk mund të kamuflohen si deputetë opozitarë”, tha Salianji.
Lini një Përgjigje