
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në New York, është takuar edhe me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Rama shprehet se në fokus të bisedës mes tyre ishte finalizimi i paketës së investimeve në Shqipëri. Ndërkohë ai njoftoi se së shpejti Presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe do zhvillojë një vizitë në Tiranë.
“Me Ministrin e Jashtëm të Emirateve të Bashkuara Arabe, mikun e çmuar Sheikh Abdullah Bin Zayed Bin Sultan Al Nahyan, folëm për finalizimin e paketës së investimeve në Shqipëri, si edhe për vizitën në Tiranë të Presidentit të EBA, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, e para e këtij niveli në vendin tonë”, shkruan kryeministri në Facebook.
Kreu i qeverisë ndodhet në New York në kuadër të një takimi para nisjes së Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
Lini një Përgjigje