TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Nëntor 2025, 20:42

Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, juristi: Mazhoranca si kishte numrat, e ndihmoi PD!

Shkruar nga Pamfleti

Shkarkimi i Veliajt nga Këshilli Bashkiak, juristi: Mazhoranca si kishte

Juristi Indrit Sefa u shpreh mazhoranca nuk i kishte numrat në Këshillin Bashkiak të Tiranës për shkarkimin e Erion Veliajt.

Sefa fajësoi dhe këshilltarët e djathtë se duhet të kishin kërkuar prezencën e Veliajt në mbledhjen ku ai u shkarkua.

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që e gjithë vendimmarrja e arritur në Këshillin Bashkiak ka shkelur ligjin. Ka shfuqizuar një dispozitë të nenit për mungesën 3 muaj në punë. Në Këshill, opozita nuk është vetëm për opozitë, por për të garantuar një proces ligjor. Opozita nga dëshira e madhe për të shkarkuar Veliajn, mbylli sytë në këtë rast. Ajo nuk kishte faj që donte të largonte Veliajn. Në Këshill, opozita duhet të kërkonte prezencën fizike të Veliajt”, tha Sefa në A2 CNN.  

Lini një Përgjigje