
Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare, një pjesë nga fjala e Marta Kos shoqëruar me mbishkrimin: Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t'u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së.
Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me deklaratën e Komisioneres për zhvillim, Marta Kos për Shqipërinë, ku tha se arritur rezultate.
Kos teksa ka prezantuar sot përpara Komisionit të Jashtëm progres raportet e vendeve kandidatë për tu anëtarësuar në BE, ka përgëzuar rezultatet e Shqipërisë si dhe angazhimin e lartë politik që ka treguar me qëllim bërjen pjesë e familjes së BE-së.
Rama ka shpërndarë në llogarinë e tij zyrtare, një pjesë nga fjala e Marta Kos shoqëruar me mbishkrimin: Po, e bëmë! Dhe do të bëjmë gjithçka që duhet për t'u ulur më në fund si të barabartë rreth tryezës së BE-së. Le të vazhdojmë, të ecim përpara, së bashku.
Marta Kos e cilësoi progresin e Shqipërisë në hapjen e grup-kapitujve si të paprecedentë gjithashtu dhe në zbatimin e reformave.
“Shqipëria ka bërë progres të paprecedentë që prej konferencës ndërqeveritare në tetor 2024. Katër grupkapitujt të tjerë janë hapur dhe në nëntor hapim grupkapitullin e fundit. Kjo është një njohje e angazhimit të qartë politik të Shqipërisë dhe e aspiratave të qartë të shoqërisë shqiptare, 91% e qytetarëve e duan anëtarësimin në BE. Shqipëria ka bërë progres në reformat mbi kapitujt themelorë dhe në fund të vitit do të ketë gati përfundimet e ndërmjetme”, tha Marta Kos.

Lini një Përgjigje