TAGS-AT E JAVËS

Politike17 Korrik 2025, 15:42

Sherri mes Lapajt dhe Shabanit, kush është tezja 60-vjeçare nga Saranda që mund të marrë mandatin e deputetit

Shkruar nga Pamfleti

Sherri mes Lapajt dhe Shabanit, kush është tezja 60-vjeçare nga

Ajo që nisi si një aleancë për të rrëzuar establishmentin, ka përudhur në një tragjikomedi.

E kemi fjalën për Nismën Thurje dhe Shqipëria Bëhet, dy parti të reja, të cilat shiheshin si e ardhmja e vendit dhe “arma” për të rrëzuar PS dhe PD. Por fitimi vetëm i një mandati deputeti është kthyer në mollë sherri mes tyre, kjo dhe për shkak të një formule që futën vetë krerët e tyre, duke futur emra fiktivë te lista e mbyllur.

Lapaj dhe Shabani deklaruan se ata të listës së mbyllur do të dorëhiqeshin dhe mandati do caktohej te gara e hapur. Por situata ka ndryshuar. Deri tani kemi dy emra nga lista e mbyllur që duan mandatin dhe me shumë gjasë, e vetmja që do të përfitoj është kandidatja që renditet e para në Tiranë, Ana Dajko. Ligjërisht mandati duhej t’i kalojë asaj dhe më pas vendos ajo nëse e dorëzon apo jo.

Por kush është Ana Dajko? Ajo është nga Saranda, rezulton 60 vjeç dhe ka arsim të mesëm. Dajko është tezja e Adriatik Lapajt. Sipas CV-së të dorëzuar në KQZ, është e vetëpunësuar.

Sherri mes Lapajt dhe Shabanit, kush është tezja 60-vjeçare nga

Lini një Përgjigje