
Lufta e nisur brenda koalicionit Nisma Shqipëria Bëhet për mandatin e vetëm të marrë më 11 maj, duket se ka marrë trajtën e një telenovele apo komedie. Pas dajës së Endri Shabanit, i cili hoqi dorë nga dorëheqja dhe kërkon të marrë mandatin e deeputetit, ka hyrë në lojë një kandidate e Adriatik Lapajt.
Kleana Xhuveli, e renditur e treta në Tiranë, i ka dërguar një letër KQZ-së ku deklaron se kërkon mandatin e deputetes.
“Në vijim të kërkesës sime të mëparshme për dorëheqje nga kandidimi për deputet në Kuvendin e Shqipërisë, për Zgjedhjet Parlamentare të 11 maj 2025, ju informoj se kam vendosur të revokoj dorëheqjen e paraqitur më datë 11/05/2025. Ky vendim vjen pas një rishqyrtimi të plotë të rrethanave dhe një konsultimi të gjerë me mbështetësit, familjen dhe strukturat e angazhimit tim politik. Kam bindjen se mund të vazhdoj angazhimin tim publik me përkushtim dhe përgjegjësi të plotë. Ju lutem që kjo kërkesë për revokim të merret në konsideratë dhe të ndiqen procedurat përkatëse në përputhje me legjislacionin zgjedhor në fuqi”, shkruan ajo.

Zeqir Kordhoni, daja i Endri Shabanit bëri një letër të ngjashme dje, letër e cila soli një përplajse të madhe mes Adriatik Lapajt dhe Endri Shabanit. Lapaj akuzoi Shabanin se po përdor dajën e tij për të marrë mandatin. Nga ana tjetër Shabani e sulmoi për mosbajtjen e fjalës se do hiqte dorë nëse merrnin vetëm 1 mandat.
Por si duket tani lufta është ndezur. Nuk dihet nëse kandidatja në fjalë është futur me bekimin e Lapajt për të djegur ambicien e Kordhonit, apo tani u është hapur të gjithëve oreksi për të hyrë në Parlament.
Lini një Përgjigje