
Partitë e vogla, si të djathta ashtu edhe të majta, i kanë një borxh të madh votuesve të tyre dhe gjithë shqiptarëve. Kjo për shkak të papjekurisë politike dhe antagonizmave personale, ato nuk arritën të krijojnë një “pol të përbashkët shprese”.
Koalicionet nuk shërbejnë me sharje, por me shpresë dhe përgjegjësi. Debati mediatik dhe folklorik midis partive të një koalicioni parazgjedhore është i padobishëm dhe i dëmshëm për të dyja palët, por sidomos për votuesit shqiptarë.
Që para zgjedhjeve, u kam këshilluar kolegëve të partive të reja të shmangnin sherret e mëdha për çështje të vogla. Edhe kur dikush pretendon se “fajin nuk e kam unë”, i qartesoja se mjafton që njëri të mos dëshirojë konflikt publik dhe ai nuk ndodh.
Humbja e mundësisë për të ndërtuar një alternativë
Partitë e vogla, si të djathta ashtu edhe të majta, i kanë një borxh të madh votuesve të tyre dhe gjithë shqiptarëve. Kjo për shkak të papjekurisë politike dhe antagonizmave personale, ato nuk arritën të krijojnë një “pol të përbashkët shprese”. Ky pol, edhe po të mos ishte fitues, por mund të kishte reduktuar forcën e një mazhorance që kontrollon postet dhe paratë e qytetarëve më të varfër me patronazhiste dhe propagandë mediatike.
Prej betimeve për sakrificë, te egoizmi i përditshëm
Përplasjet para dhe pas zgjedhjeve tregojnë se edhe tek liderët e partive te reja shpesh dominon egoizmi personal dhe lufta për protagonizëm, jo ndjenja e "sakrificës për atdheun" që kaq shumë predikohet në fjalime publike.
Bashkëpunimi mund të niste nga opozita
Nëse partitë e mëdha krijojnë qeveri bashkëpunimi pas zgjedhjeve, pse partitë e vogla nuk arritën ta bëjnë këtë që në opozitë? Një bashkëpunim i sinqertë dhe i përulur do t’u jepte shpresë të edhe votuesve të zhgënjyerve dhe do të krijonte një model të ri përgjegjshmërie politike.
Sfida e vërtetë: Vetë-korruptimi moral i lidershipit të ri
Liderët mund te udhëheqin vetëm me vizion, përkushtim dhe sidomos me integritet te larte. Rreziku më i madh nuk është vetëm korrupsioni klasik, por “vetë-korruptimi moral” për protagonizem mediatik, që i kap liderët e rinj ende pa ardhur në pushtet. Sëmundjet e trashëguara politike vazhdojnë si viruse të pashërueshme edhe sot, nëse nuk i ndërpresim me vetëdije, me karakter dhe me kurajë morale.
Mos e prit ndryshimin, bëje vetë
-Shqipëria nuk ka mungesë idealistësh, por ka mungesë durimi dhe bashkëpunimi.
-Ata që nuk dinë të bëjnë koalicion në opozitë, nuk do dinë as të qeverisin ndryshe.
-Ndryshimi nuk fillon me poste, por me vlera.
“Mos e prit më shpresën nga të tjerët, bëhu vetë një zë i arsyes, i bashkimit dhe i shpresës”.
*Shpresoj të mos bëjnë ndonjë vjershë edhe mua, por unë do ta mirëprisja dhe nuk do t’i përgjigjesha me të njëjtën monedhe, që jam i bindur që e meritojn.
Lini një Përgjigje