TAGS-AT E JAVËS

Politike 4 Shtator 2025, 09:25

Sesioni i ri Parlamentar, Tabaku: Kuvendi strukturë formale, miraton vendime pa debat dhe transparencë

Shkruar nga Pamfleti

Sesioni i ri Parlamentar, Tabaku: Kuvendi strukturë formale, miraton

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar lidhur me pritshmëritë që ka nga legjislatura e re parlamentare.

Ajo ngre pyetjen nëse Parlamenti do të shërbejë për ndryshime të vërteta apo thjesht si një “noter” i vendimeve të marra diku tjetër.

“Parlamenti ka qenë e do jetë institucioni prej nga ku mund të bëhen shumë ndryshime; mund të përdoret për mirë, për ndryshime cilësore, ose mund të jetë dhe një noter?!”, shkruan Tabaku.

Deputetja e PD thekson se beson në fuqinë e ndryshimit përmes institucioneve dhe shprehet e vendosur që të mos ndalet së propozuari ide dhe nisma konkrete në shërbim të qytetarëve.

“Besoj te forca e ndryshimit dhe nuk do lodhem së propozuari”, shton deputetja.

Ky reagim vjen në prag të rifillimit të punimeve parlamentare dhe rikonfirmon qëndrimin kritik të Tabakut për rolin që duhet të ketë Kuvendi si një institucion aktiv në demokraci dhe jo si një strukturë formale që thjesht miraton vendime pa debat e transparencë.

 

Lini një Përgjigje