
Deputeti Dashnor Sula deklaroi se pavarësisht se nuk është shfaqur hapur, ka pasur një bashkëqeverisje mes opozitës dhe mazhorancës.
Sula theksoi se kjo bashkëqeverisje është hasur në marrëveshje të forta të realizuara mes dy palëve, ku sipas tij dy raste nga viti 2024 janë amnistia e famshme penale dhe Kodi Zgjedhor i 26 korrikut 2024. Deputeti demokrat shtoi se kjo aleancë ka nsiur që në vitin 2008.
“Bashkëqeverisja ka të bëjë me marrëveshje të forta që realizon mazhoranca me opozitën dhe që kanë efekte të menjëhershme dhe thelbësore për shoqërinë shqiptare. Dy rastet në vitin 2024 ishin amnistia e famshme penale dhe Kodi Zgjedhor i 26 korrikut 2024. Opozita mori atë që deshi dhe mazhoranca mori atë që deshi. Opozita “de facto” dhe “de jure” dorëzoi pushtetin te Rama me një vendimmarrje të mbylljes së listave, që për opozitën ishte gabimi më i madh. Këto muaj do të shikojmë gjëra të bukura në Parlament, përplasje pushtetesh...
Ky bashkëpunim ka nisur që në 21 prill 2008. Jam i vetmi që kam votuar haptazi kundër ndryshimeve kushtetuese, që u zhbë demokracia. Pa u tha flokët e Gërdecit, u bë “martesa” PS-PD”. Edhe në 26 korrik 2024, jam i vetmi në Parlament nga të Berishës që votova kundër Kodit Zgjedhor. Nuk pashë interesin tim personal, nuk u lëpiva, por nuk votova sepse mendoja se nuk ishte ajo rruga për opozitën. E shitën opozitën dhe ia lanë pushtetin Edi Ramës që në 26 korrik. Kjo është bashkëqeverisja, nuk është vendosja e figurave të opozitës nëpër ministri apo bashki. “Martesa” PS-PD është bërë me bekimin e Sali Berishës dhe Edi Ramës. Është e qartë kjo”, tha Sula në studion e “Off the Record” në A2 CNN.
Lini një Përgjigje