
Më 11 shtator do të mblidhet Asambleja e Partisë Socialiste, ku pritet të prezantohet qeveria e re pas fitores në zgjedhjet parlamentare.
Asamblea Kombëtare e PS-së, do të mblidhet më 11 shtator, ashtu sikundër ishte paralajmëruar, ndërsa Kryeministri Edi Rama pritet të bëjë publike emrat e anëtarëve të Kabinetit Qeveritar, pas fitores së mandatit të 4 qeverisës.
Mbledhja e Asamblesë do të mbahet në kompleksin Xibraka, një ambient privat, i cili është përdorur edhe më parë nga socialistët për të zhvilluar mbledhjet e forumeve.
Ndërkohë sot është zbardhur agjenda e punimeve të Asamblesë, ku pika më e rëndësishme është fjalimi që do të mbajë Edi Rama.
Rendi i ditës:
Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
Mendime, pyetje dhe diskutime
Të ndryshme
"Mbështetur në Statutin e PS, neni 37, pika 5, ju njoftojmë se më datën 11.09.2025, ora 09.30, tek kompleksi “Xibraku” do të zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste me këtë rend dite:
1. Hapja e mbledhjes dhe miratimi i rendit të ditës
2. Fjala e kryetarit të PS Edi RAMA
3. Mendime, pyetje dhe diskutime
4. Të ndryshme
Pjesëmarrja juaj është e domosdoshme për vijimin e punimeve të Asamblesë", thuhet në njoftimin e PS.
Lini një Përgjigje