
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat ka denoncuar çmimet e larta të produkteve që tregtohen në vend, ndërkohë që paga minimale është ende e pandryshuar.
Berisha tha se Shqipëria është vendi me hendekun më të madh midis rrogave maksimale dhe minimale. Kreu i opozitë akuzoi qeverinë se rrogat e larta janë rritur me 30-40%, ndërsa paga minimale ka qëndruar e paprekur.
“Çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçe për lavatriçe, 35 euro pakoja, në një kohë kur në Gjermani shitet me 17 euro, 18 euro. Shkoni blini djathin. Ju garantoj se më këto çmime do plasë morri dhe zgjebja në të katërt anët e vendit. Është çmenduri. Nëse e shet ilaçin me 35 euro, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë.
Kthehemi në vitin 91, Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin, nuk e blen dot më tani. Detergjenti pluhur, se të tjerat… Djathi tre herë me shtrenjtë se në SHBA, dy herë e gjysmë më shtrenjtë se në Greqi.
Rroga minimale mbetet po në vend, ndërkohë që çmimet janë mbi mesataren e Evropës. Narkoeurot e shkatërruan ekonominë dhe godasin shumë rëndë ekonominë familjare, krijojnë papunësi dhe qeveria, Edi Rama mendon se si e si të pasurohet çdo muaj edhe më shumë. Po e tregoj sërish atë që më tha pak vite më parë ambasadori i SHBA në Vjenë”, tha Berisha.
Lini një Përgjigje