
Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit.
Kreu i qeverisë paralajmëroi burg për të gjithë ata që vjedhin ujin.
Ai theksoi se ky Operator do të bëjë atë që bashkitë nuk e bënë dot.
“Të garantojmë suksesin që garantuam me energjinë elektrike! Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që me këtë Operator, do jetë sinergjia e 15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese, do vendoset vija e kuqe mes atij që paguan dhe atij që vjedh, gjë që fatkeqësisht nuk e bënë bashkitë deri më sot! Ai që vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike, është treguar një përrallë e gjatë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë, iu pre energjia, nuk iu hoq energjia”, tha kryeminstri.
Më tej Rama tha se do krijohet një task-forcë në nivel kombëtar.
“Do respektohet shumica e popullit që paguan rregullisht! Kemi trajnime për specialistët, një punë të vazhdueshme që po vijon hap pas hapi te energjia. Kështu do bëjmë edhe me ujin”, shtoi Rama.
Lini një Përgjigje