Kryeministri Edi Rama prezantoi sot Operatorin Kombëtar për Prodhimin e Ujit.
Rama e quajti të mbyllur epokën e punësimeve si rezultat i krushqisë dhe politikës, teksa theksoi se Operatori Kombëtar i Ujit do të shkëputet nga këto punësime.
Kreu i Qeverisë kritikoi të gjitha ndërmarrjet e ujit, teksa shtoi se janë të mbushur me punonjës 'parazitë'.
“Një nga problemet themelore të furnizimit me ujë të shpërndarjes së ujit, është niveli i ulët i burimeve njerëzore të ndërmarrjeve. Drejtorët e shoqërive e kanë parë me sytë e tyre se me sa pak forca të përgatitura bëjnë punën dhe se sa forca parazite ka nëpër ndërmarrje që janë aty si rezultat i krushqisë, i politikës, i fqinjësisë së mirë në rrugën e fshatit. Operatori Kombëtar do ketë kapacitetin të jetë i distancuar nga kjo, siç u distancua nga politika, OSHEE. Nuk bën vaki që drejtuesit e OSHEE ti vendosë partia, të lëvizin lartë e poshtë se do partia, është epokë e mbyllur. OSHEE është një ndërmarrje që funksionon me rregullat e një korporate që ka rezultate. Energjia nuk është një mall që dikujt ia shet, dikujt ia fal, dikujt ia jep për bamirësi”, tha Rama.
Lini një Përgjigje