
Kryeministri Edi Rama gjatë qëndrimit në Lituani është takuar me presidentin francez Emmanuel Macron. Rama ka publikuar foto nga takimi mes tyre, teksa ka dhënë edhe lajmin se Macron do të vizitojë Tiranën.
“Vilnius, Lituani – Me Presidentin e Francës, Emanuel Macron, i cili po përgatitet për të ardhur në Tiranë. Samiti i NATO-s”, shkruan Rama në Facebook.
Rama shoqërohet nga bashkëshortja e tij Linda Rama. Ai ka zgjedhur që këto takime t'i shoqërojë edhe me foto.
Në fotot e publikuara në Facebook, Rama ka ndarë foton familjare, ndërsa në disa të tjera duket krah kancelarit gjerman Olaf Scholz, kryeministrit të Hungarisë, Viktor Orban, presidentit të Turqisë Erdogan apo edhe në krah të Presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel.
“Mirëmëngjesi dhe me disa momente nga mbrëmja e bukur në Pallatin Presidencial në Vilnius, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Një ditë më parë, Rama ndau të tjera momente në Vilnius, ku u pa pranë Blinken, Macron, por vëmendje tërhoqën fotot krah Melonit, të cilët kanë treguar që kanë një marrëdhënie të afërt me njëri-tjetrin.
Lini një Përgjigje