TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2023, 11:59

"Kujdes kur flet me mua"/ Debate te 'Shëndetësia' për kanabisin mjekësor, Vokshi: Droga shitet në mes të ditës nëpër shkolla!

Shkruar nga Pamfleti

"Kujdes kur flet me mua"/ Debate te 'Shëndetësia'

Komisioni i Shëndetësisë ka thirrur në një dëgjesë publike grupet e interesit, ku po diskutohet për projektligjin për kanabisin mjekësor.

Në një diskutim me përfaqësues nga grupet e interesit, Albana Vokshi ka replikuar ashpër duke u shprehur kundër këtij projektligji. Ajo thotë se shqetësimi për këtë projektligj është shumë i madh pasi droga shitet nëpër shkolla dhe kontrollet mungojnë.

Mes të tjerash ajo pyeti grupet e interesit se si do të kontrollohet kjo veprimtari.

Pjesë nga debati:

Vokshi: Besoj se të gjithë që jetojmë në Shqipëri situatën e rendit, mundësitë e kontrollit nga ana e lizgjzbatuesve, apo dhe kanabizimin e territorit të vendit. Çdo biznesmen kërkon që të fitojë se ndaj i ka hyrë biznesit, mund të ndodhë që të jemi si në rastin e Maqedonisë së Veriut. Të dalin përtej politikës, por më shumë si nënë, mendoj se tani nuk është momenti për këtë nismë. Mendoj se më vonë duhet të shihet kjo gjë. Si prind, si qytetar i këtij vendi jeni dakord që të aplikohet kjo nismë? Si do të kontrollohet kjo nismë?

Grupi i interesit: Jam prind i dy djemve, dhe përpara biznesit kam jetën e tyre. Nuk më intereson fare gjë tjetër. Akoma nuk po dimë të bëjmë dallimin përmes kanabisit industrial dhe atij mjekësor.

Vokshi: Si do të bëhet ky kontroll? Se mund të futen në mes grupet kriminale në këtë çështje. A mund të flas unë? Të bëj një pyetje? Shitet droga hapur në mes të ditës nëpër shkolla dhe ju thoni që hajde ta aplikojmë. Kujdes kur flet me mua kështu! Kur flas unë më dëgjo. Më etikë!

debat shendetesi kanabisi mjeksor vokshi

Lini një Përgjigje