TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2023, 08:43

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, mblidhet sërish sot Këshilli i Mandateve

Shkruar nga Pamfleti

SPAK kërkon arrestimin e Ahmetajt, mblidhet sërish sot Këshilli i

Ditën e djeshme, 11 korrik 2023, në Kryesinë e Kuvendit u mblodh Këshilli i Mandateve për të shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për t’i hequr imunitetin deputetit Arben Ahmetaj, që do t’i hapte rrugën arrestimit të tij.

Pas 4 orësh diskutime, mbledhja u mbyll pa vendim, duke pranuar kërkesën e avokatëve të ish-zv/kryeministrit për ta shtyrë në mënyrë që të kenë më shumë kohë në dispozicion për të përgatitur mbrojtjen e klientit të tyre.

Pas mbledhjes u mor vendimi që Këshilli i Mandateve të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 16:00.

Avokati i Ahmetajt, Henrik Ligori, deklaroi gjatë mbledhjes së Këshillit të Mandateve se klienti i tij nuk ndodhet në Shqipëri.

"Zoti Ahmetaj për momentin ndodhet jashtë vendit”, tha ai. Por avokati u shpreh se ai nuk po i shmanget drejtësisë. Ai tha se Ahmetaj nuk është arratisur, por është jashtë për arsye të tjera.  

Ndërkohë, raportohet se ish zëvëndës kryeministri është larguar nga kufiri tokësor i vendit, drejt Greqisë, të premten paradite, pikërisht pak orë përpara se sa Prokuroria t’i dërgonte parlamentit, shkresën për arrestimin.

Ish zëvendëskryeministri, akuzohet për korrupsion, mosdeklarim apo fshehje të pasurisë si dhe për pastrim parash. Ndërsa ka mohuar publikisht njohjet me dy sipërmarrësit kryesorë që përfituan kontratat koncensionare në Elbasan, Fier e Tiranë, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, hetimet kanë zbuluar lidhje të ngushta mes tyre, të shtrira ndër vite. Në të paktën 6 raste të cilat konsiderohen nga Prokuroria e Posaçme si akte korruptive, emrat e dy biznesmenëve rezultojnë të qëndrojnë pas blerjeve, nga ana e personave të tjera, të katër apartamenteve dhe dy garazheve, të shitura nga zoti Ahmetaj më një vlerë prej 440 mijë eurove.

Po ashtu mbi 30 mijë euro janë shpenzuar prej Zotos dhe Mërtirit për të financuar udhëtime apo qëndrime në hotele të shtrenjta, të ish zëvendëskryeministrit apo njerëzve të afërt me të. Në dosjen e Prokurorisë, janë zbardhur komunikimet përmes postës elektronike me hotele të shtrenjta, në qytete të ndryshme të Europës, për prenotimin e qëndrimit në to, të Ahmetaj, apo dhe personave të tjerë të afërt me të. Datat për të cilat janë bërë rezervimet, koncidojnë me udhëtimet jashtë vendit të ish zëvendëskryeministrit dhe kthimin në atdhe.

Në mars të këtij viti Prokuroria sekuestroi dy vila, një në Hamallaj dhe një tjetër në bregdetit jugor, në Palasë, në një nga komplekest me të shtrenjta. E para ishte në emër të bashkëjetueses së Ahmetaj, dhe sërish në prapaskenë, sipas prokurorisë, qëndron sipërmarrësi Zoto. Ndërsa vila tjetër në Palasë, figuron në emrin e një shoqeje të ish bashkëshortes së Ahmetaj, ndërsa porositësi fillestar rezulton sipërmarrësi Mond Bega. Prokuroria ka zbuluar faktet se si punimet për vilën ndiqeshin nga një studio e Interior design, me porosi të ish bashkëshortes, dhe se rasti konsiderohet si fshehje e pasurisë.

spak arrestim ahmetaj keshilli i mandateve

Lini një Përgjigje