TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 22:49

“Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut”, paralajmëron Gështenja: Do ketë ministra të tjerë që do shkojnë në burg

Shkruar nga Pamfleti

“Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut”,

Deputeti i PD-së, Lefter Gështenja është shprehur se për aferën e inceneratorëve para drejtësisë do të shkojnë ish-ministra dhe ish-zyrtarë të lartë.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se në këtë aferë janë të përfshirë i gjithë zinxhiri qeveritarë përfshirë dhe drejtuesit vendorë.

Rasti i Ahmetajt është maja e ajsbergut. I gjithë zinxhiri qeveritar përfshirë dhe drejtuesit vendor janë pjesë e kësaj afere. Nëse  njëra nga hallkat nuk do të funksiononte nuk do të jepeshin koncesione për inceneratorët. I vetmi njeri që mund t’i shpëtojë këtij zinxhiri është Shkëlqim Cani. Unë jam i bindur që do të ketë ish-zyrtarë dhe ish-ministra që do të shkojnë para drejtësisë”, tha ai.

ahmetaj gështenja ministra

Lini një Përgjigje