TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 19:22

Samiti i NATO-s në Vilnus, Rama e bën çështje Kosovën edhe në bisedën me senatorët amerikanë

Shkruar nga Pamfleti

Samiti i NATO-s në Vilnus, Rama e bën çështje Kosovën

Kryeministri Rama ka shpërndarë disa foto me senatorët amerikan nga Samiti i NATO-s në Vilnus të Lituanisë ku dhe ndodhet aktualisht.

Me anë të një postimi në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se takimi u kërkua nga senatorët dhe fokusi i bisedës ishte shtensionimi i situatës në veri të Kosovës.

Me delegacionin e Senatorëve Amerikanë në Samitin e NATO-s, në një takim të kërkuar prej tyre nisur nga shqetësimi për situatën në Veriun e Kosovës dhe qasjen jokonstruktive të palëve, e cila ka çuar në një përshkallëzim të rrezikshëm që duhet ndalur një orë e më parë, për t’u kthyer në tryezën e Dialogut duke finalizuar Marrëveshjen e Normalizimit”, shkruan Rama.

rama kosova senatorët amerikanë

Lini një Përgjigje