
Vijon prej gati 3 orësh mbledhja e Këshillit të Mandateve, ku po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetajt.
Fillimisht pati debate mes opozitës e mazhorancës, ndërsa më pas prokurorët e SPAK parashtruan kërkesën e tyre. Tani ka filluar procesi i pyetjeve dhe mësohet se Gazmet Bardhi ka bërë një sërë pyetjesh të forta ndaj Altin Dumanit dhe kolegëve të tij.
Gazment Bardhi pyet SPAK-un:
-Vila në Palasë a ka lidhje me aferën e Unazës së Madhe?
-Pse është ndarë çështja? A është bërë veçimi i çështjeve që këta individë te mos hetohen si një grup i strukturuar kriminal?
-A po hetohet Erjon Veliaj për inceneratorin e Tiranës?
-A ka fuqi Arben Ahmetaj t’i bëjë këto veprime pa pushtetin e Edi Ramës. A po hetohet Edi Rama?
Por prokurorët u kapën pas sekretit hetimor. Ata u shprehën se çështja është nën hetim dhe nuk mund të flasin për detaje të tjera.
Lini një Përgjigje