TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Korrik 2023, 19:17

“Qesharakë pa kufij”, Manjani: Dosja e SPAK për Ahmetajn përfundoi në media, pse e mbyllin mbledhjen këta?

Shkruar nga Pamfleti

“Qesharakë pa kufij”, Manjani: Dosja e SPAK për Ahmetajn

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar mbi mbledhjen e Këshillit të Mandateve sa i takon kërkesës së SPAK për arrestimin e Ahmetajt.

Manjani e ka cilësuar si qesharak faktin që mbledhja po mbahet me dyer të mbyllura, pasi dosja e SPAK ka përfunduar në media dhe nuk ka më asnjë sekret hetimor.

Qesharakë pa kufij!

I zoti i punës nuk është aty. I dhanë shansin të ikë, të largohet.

Materialet e SPAK janë nëpër portale.

Atëherë pse e mbyllin mbledhjen këta?!

Ç'ka më sekret apo konfidenciale në këtë çështje?!

Qesharakë!

Bëjnë sikur janë super korrekt me ligjin ndërkohë që e kanë shpartalluar në të gjitha drejtimet”, shkruan Manjani.

 

ahmetaj manjani

Lini një Përgjigje