
Deputeti i PD-së Gazmend Bardhi pas mbylljes së mbledhjes së Këshillit të Mandateve, foli para mediave lidhur me atë që u diskutua brenda saj.
Ai tha se mbledhja për çështjen e ish/zv ministrit Arben Ahmetaj nisi me kërkesën e PD për të pasur një mbledhje me dyer të hapur, por sipas tij mazhoranca e mori vendimin dhe vendosi që mbledhja të bëhej me dyer të mbyllura.
Sa i takon shtyrjes së mbledhjes për ditën e nesërme, ai tha se thjesht do të dëgjohen kundër argumentet e avokatëve të Ahmetatjt
I pyetur lidhur me largimin e ish-zv/ministrit jashtë vendit, ai tha se konfirmimin për largimin e Ahmetajt e ka marrë nga avokatët, të cilët sipas tij nuk e dinin se ku dhe kur ai kishte ikur.
“Mbledhja filloi me një kërkesë të opozitës që të ishte e hapur, është e vërtetë që ishte sugjerim i SPAK që të zhvillohej me dyer të mbyllura për të ruajtur sekretin hetimor. Duhej të ishte Këshilli që të vendoste, por në mënyrë arbitrare maxhoranca mori vendimin. Diskutimet nga SPAK, asnjë informacion shtesë veç asaj që është publikuar në media. Për t’i dhënë kohë Ahmetajt, sikundër u konfirmua nga avokatët që ai ishte Jashtë vendit. Ata dinin që nuk është arratisur, por ndërkohë nuk dinin se kur kishte ikur dhe ku ndodhej. Kjo është ndihmë që maxhoranca po i jep Ahmetajt për t’u fshehur nga drejtësia. Ai nuk ka ikur për tu arratisur por nuk dinin se ku kishte ikur dhe ku ndodhej në këtë moment. Mazhoranca vendosi që ti japë kohë dhe u vendos që të shtyjë seanca për ditën e nesërme. Duke i dhënë kohë në këtë mënyrë që autorizimi të jepet për javën që vjen. Kjo është një ndihmë që mazhoranca po i jep Ahmetajt për tu fshehur nga drejtësia. Duhet të kishte lejuar prokurorinë ti jepte autorizimin gjykatës më pas është gjykata nëse duhet arrestuar apo jo. Kam pyetur SPAK se ku ndodhet në Shqipëri apo Kanada nuk ka marrë përgjigje. E rëndësishme është që informacioni u konfirmua nga avokatët e tij. Nesër do të dëgjojmë pretendimet e avokatëve të Ahmetajt”, tha ai.
Lini një Përgjigje