
Ish-ministri Arben Ahmetaj është larguar jashtë vendit. Kjo është konfirmuar nga avokat i tij sot në Këshillin e Mandateve dhe Imunitetit. Prej orës 16.00 po diskutohet mbi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-ministrit, i cili është përfaqësuar nga seancë nga dy avokatët e tij. Ata kanë konfirmuar se ai ka dalë jashtë territorit duke mos dhen më shumë detaje.
"Ish-ministri nuk ndodhet në Shqipëri për momentin!", tha avokati Henrik Ligori.
Më herët ishin Altin Dumani dhe Enkelejda Millonia që parashtruan kërkesën se përse duhet t’i hiqet imuniteti Ahmetajt. Për ta ai ka kryer korrupsion, fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Lini një Përgjigje