
Studentët e Mjekësisë do të protestojnë ditën e nesërme para Parlamentit kundër projektligjit të qeverisë që i detyron ata të punojnë 5 vjet në Shqipëri në përfundim të studimeve përpara se të diplomohen.
Ish-kryeministri Berisha tha se qytetarët e Tiranës duhet ta mbështesin këtë kauzë të tyre.
“Studentët e Mjekësisë protestojnë nesër para Palamentit kundër ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë”, shkruan Berisha në Facebook.
Projektligji i qeverisë parashikon që studentët që kërkojnë të largohen nga Shqipëria në përfundim të Universitetit, duhet ta paguajnë vitin shkollor me tarifat e plota dhe jo me tarifë shtetërore.
Lini një Përgjigje