TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2023, 11:08

PS miraton në parim projektligjin për kanabisin, plas debati te "Ekonomia", PD: Pse e kaloni me shpejtësi

Shkruar nga Pamfleti

PS miraton në parim projektligjin për kanabisin, plas debati te

Me debate është zhvilluar komisioni për Ekonominë dhe Financat, ku vetëm me votat e mazhorancës u miratua në parim projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor.

Opozita kërkoi që projektligji të mos votohet, pasi ata pretendojnë se nuk kanë informacionin e duhure mbi këtë projektligj.

Ishte deputetja demokrate Jorida Tabaku e cila i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen.

Deputeti Edmond Spaho tha se nuk e kupton përse mazhoranca po nxiton ta kalojë me shpejtësi projektligjin për kanabisin.

"Një mazhorancë që merr një in të tillë të mos ketë numra për ta mbështetur por të mbështet në lojëra si këto që bëni ju e hedh në votim me shpejtësi për të përfituar nga prezenca jonë. Asgjë nuk do të prishte të duroje deri të hënën në mëngjes, meqë kemi diskutimin nen për nën, por së paku duke treguar që mazhoranca i ka numrat", tha Spaho. 

Pjesë nga debati

Tabaku: Se hedh për votim nëse s’kemi marrë informacione.

Shalsi: Kush është dakord për ligjin në parim

Tabaku: Mos na detyro të ngrihemi se ngelesh pa kuorum

Shalsi: Mos i bëj kështu

Tabaku: E di ca roli ka opozita, do flasim

Shalsi: Kërcënime të tipit që po u lëmë pa kuorum, po u them që po e votojmë ligjin në parim dhe në tërësi. Po miratohet

Tabaku: Shalsi me jep fjalën për procedurë. Ke ardhur i freskët nga konkursi i shahut. Shalsi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licensuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky kom diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.

Shalsi: Nuk është hera e parë që marrim përsipër të votojmë një ligj në parim pa pasur informacion. Ju deklaroni që do jeni kundër, pra çfarë do që t’iu thuhet do jeni kundër.

ps kanabis pd debat

Lini një Përgjigje