TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Korrik 2023, 12:13

Dorëheqja e Rrahman Rrajës pas dhunës për guroren në Krujë, KQZ i jep mandatin Arkend Ballës

Shkruar nga Pamfleti
Dorëheqja e Rrahman Rrajës pas dhunës për guroren në
Rrahman Rraja dhe Arkend Balla

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin mesditën e sotme Arkend Ballës, pas dorëheqjes së Rrahman Rrajes. Ky i fundit dorëzoi në Kuvend dorëheqjen nga mandati i deputetit. Në bazë të verifikimit në listën e PS në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, mandatin e lënë nga Rrahman Rrahja i takonte ta merrte Arkend Balla.

Vendosim dhënien e mandatit deputetit të Kuvendit të Shqipërisë, kandidatit të radhës nga lista shumëemërore e PS-së për zonën zgjedhore Qarku Durrës, zoti Arkend Balla”, u shpreh Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Rraja bëri të ditur ditën e shtunë (8 korrik) se do hiqte dorë nga mandati, pasi ndihej i turpëruar nga pamjet e publikuara, e madje i bëri thirrje djalit të tij të dorëzohej në polici.

Rraja u tërhoq nga politika pas dhunës që përdori djali dhe pjesëtarë të tjerë të fisit të tij, ndaj dy kushërinjve Bilbil dhe Jashar Maja. Dhuna ndaj dy kushërinjve Maja u krye pas denoncimit të tyre për shpërthimet në gurore.

Arkend Balla ishte i 12-ti në listën e Partisë Socialiste në qarkun e Durrësit dhe mblodhi 2463 vota në zgjedhjet e vitit 2021.

arkend balla

Lini një Përgjigje