TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 21:58

“Saliu e kontrollonte Bashën nëpërmjet veseve”, Gjekmarkaj: Berisha mendoi se Luli do ta ndiqte deri në fund, por u gabua

Shkruar nga Pamfleti

“Saliu e kontrollonte Bashën nëpërmjet veseve”,

Deputeti demokrat Agron Gjekmarkaj, duke analizuar situatën brenda PD-së ai shpjegoi edhe marrëdhënien Berisha-Basha.

Në një intervistë për “A2CNN”, ai tha se Berisha nuk e zgjodhi Bashën në krye të partisë për shkak të virtyteve të tij, por për shkak se dinte si ta kontrollonte nëpërmjet veseve që kishte.

Por sipas Gjekmarkajt, Saliut planik nuk i doli ashtu siç ai kishte menduar, pasi ai besonte se Basha do ta ndiqte deri në fund, por gaboi.

Bashën nuk e ka zgjedhur për virtytet e veta. E ka zgjedhur se e ka kontrolluar nëpërmjet veseve të tij, por parashikimi nuk i ka dalë i plotë. Ka menduar që Basha do ta ndjekë deri në fund, në çdo situatë, dhe këtu është gabuar. Berisha u cenua në interesat e veta në raport me ndërkombëtarët, në krenarinë e vet historike…”, tha Gjekmarkaj.

Deputeti demokrat shtoi se Berisha ka menduar rikthimin në politikë për statusin e vet dhe jo për PD-në.

Ai ia ka dalë të kthehet si faktor, ka 510 mijë vota nga pas. Janë vota pa të cilat nuk mund të vish dot kurrë në pushtet”, nënvizoi Gjekmarkaj.

gjekmarkaj berisha basha

Lini një Përgjigje