TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 19:03

Bajram Begaj “lë në baltë” Ramën, bisedon me Kurtin për situatën në Veri

Shkruar nga Pamfleti

Bajram Begaj “lë në baltë” Ramën, bisedon me

Presidenti Bajram Begaj ka dalë në më fund nga “zgjedha” e kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit i ka kthyer shpinën Kosovës dhe ka shfaqur kritika ndaj Albin Kurtit. Por Begaj sot ka zhvilluar një takim me të për të diskutuar situatën në Veri, por dhe për raportet mes dy vendeve. Biseda mes tyre u mbajt gjatë Forumit të Prespës në Strugë

Qeveria e Kosovës njofton se Kurti njoftoi presidentin Begaj me propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për depërshkallëzim dhe normalizim të plotë të situatës në komunat në veri, teksa riktheksoi se sundimi i ligjit duhet të jetë premisa bazë e çdo zgjidhjeve për rrugën përpara.

Kurti shprehu keqardhjen e tij për anulimin e njëanshëm të mbledhjes së përbashkët të dy qeverive, që ishte parashikuar të mbahej të mërkurën në Gjakovë.

Sipas një njoftimi të Qeverisë së Kosovës, ai e falënderoi presidentin Begaj për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës, si dhe për qëndrimin e tij në lidhje me rrëmbimin e tre policëve të Kosovës nga forcat serbe, duke e dënuar këtë akt dhe kërkuar lirim të menjëhershëm të tyre.

begaj kurti

Lini një Përgjigje