
Refuzimi që ka bërë Orban ndoshta është një kambanë alarmi për Berishën. Hungari njihet si shteti që mbledh dhe u jep azil armiqve të SHBA. Orban strehoi ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg dhe po ashtu është shpallur “non grata” nga SHBA...
Sali Berisha është braktisur dhe nga ai që cilësohej si miku më i afërt i tij, kryeministri hungarez Viktor Orban. Edhe pse Berisha u fut në listë të zezë nga SHBA e Britania e Madhe, Orban ishte ai i cili i shkruajti pak kohë më parë dhe e uroi Berishën për rikthimin e tij në politikën aktive. Mirëpo duket se edhe ai e ka lënë në baltë.
Kryeministri hungarez, i cili njihet si pro-rus, ishte sot për një vizitë në vendin tonë. Ai ka pasur takime me përfaqësues të politikës, teksa mbajti dhe një konferencë shtypi me kryeministrin Rama. Pritje që ai të kishte dhe një takim me Berishën, por në fakt nuk ka pasur një të tillë. Ishte vetë Berisha që e njoftoi një gjë të tillë. Gazetarët e pyetën nëse kishte pasur takim mes tyre, por ai tha se nuk ka ndodhur një gjë e tillë.
“Ai është një mik i çmuar ndaj të cilit ruaj marrëdhëniet dhe respektin tim. Hungari është një vend mik i shqiptarëve. Nuk kam kërkuar ta takoj dhe nuk ka kërkuar të më takojë. Por kjo nuk humb raportet e mia me partinë e tij dhe atë personalisht”, tha Berisha.
Por refuzimi që ka bërë Orban ndoshta është një kambanë alarmi për Berishën. Hungari njihet si shteti që mbledh dhe u jep azil armiqve të SHBA. Orban strehoi ish-kryeministrin maqedonas Nikola Gruevski, i cili është dënuar me burg dhe po ashtu është shpallur “non grata” nga SHBA. Ka pasur zëra në korridoret e politikës se dyshja Meta-Berisha mund të tentojnë fatinë tij nëse SPAK u troket në derë, por si duket Orban i ka mbyllur derën Saliut. /Pamfleti
Lini një Përgjigje