TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 19:40

“Basha është mësuar të manipulojë zgjedhjet”, Kulluri për garën në PD: S’do të ketë votim, por vetë-emërim

Shkruar nga Pamfleti

“Basha është mësuar të manipulojë

Analisti Edvin Kulluri duke komentuar zgjedhjet për kreun e ri të PD-së që pritet të mbahen me 29 Korrik ai tha se me Lulzim Bashën nuk ka pasur dhe as nuk ka për të pasur zgjedhje në PD, por vet emërim.

Në një intervistës për “ABC News”, ai akuzoi Bashën se ka manipuluar procesin e zgjedhjeve brenda partisë, sa herë i është dashur që të përballet në procese të tilla.

Me Lulzim Bashën as nuk ka pasur as nuk ka për të pasur zgjedhje në PD. Mund të ketë vetëemërim, ngrirje, shkrirje, të qeshura, luftëra dhe revolucione që nuk fillojnë kurrë dhe s’ka si të mbarojnë kurrë. zgjedhjet me lulzim bashën nuk ka. Në vitin 2017, zgjedhjet janë manipuluar për Lulzim Bashën në shkelje të hapur të statutit që nga ngrirja dhe mbushja e kutive me zë e figurë.

Në vitin 2021, grupi që kam qenë pjesë dhe sot që është Rithemelim, e kemi denoncuar me fakte që janë futur mbi 20 mijë vota në kuti për Lulzim Bashën dhe këtë e ka bërë me kryetarin aktual të Rithemelimit. Kur Lulzim Basha nuk bënte garë bashkë me Sali Berishën, imagjinoni se ca do të bëjë vetë. Nuk ka asnjë lidhje me votën”, tha Kulluri.

 

kulluri pd basha

Lini një Përgjigje