TAGS-AT E JAVËS

Politike16 Qershor 2023, 21:40

Bardhi reagon për skandalin e Gjicit: Edi Rama i Kukësit, cenoi dinjitetin e qytetarëve   

Shkruar nga Pamfleti

Bardhi reagon për skandalin e Gjicit: Edi Rama i Kukësit, cenoi

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka reaguar pas skandalit të Safet Gjicit, i cili dha dorëheqjen pasi në rrjet qarkulloi një video e tij teksa kryente marrëdhënie seksuale në zyrën e kryetarit të bashkisë Kukës.

Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, Bardhi tha se ky është shpërdorim i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës dhe asgjë e re. Ndërsa e cilësoi Gjicin si një Edi Rama të Kukësit.

Shpërdorimi i besimit të qytetarëve nga kryebashkiakët e Edi Ramës nuk është asgjë e re. Por skandali i sotëm i Edi Ramës së Kukësit përbën një akt të rëndë të cenimit të dinjitetit të çdo qytetari të Kukësit që duhet të marrë refuzimin e të gjithëve pa asnjë dallim partiak”, u shpreh ai.

bardhi gjici skandal

Lini një Përgjigje