TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 21:17

Salianji ironizon Berishën: Ju bëni xhiro në bulevard, Rama mbetet në pushtet

Shkruar nga Pamfleti

Salianji ironizon Berishën: Ju bëni xhiro në bulevard, Rama

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar lidhur me protestën e sotme të opozitës, duke shprehur kritika ndaj mënyrës së organizimit dhe rezultateve të saj.

Ai ka ironizuar duke thënë se pavarësisht premtimeve për rrëzimin e kryeministrit Rama, protesta u reduktua në një marshim në bulevard, pa arritur objektivin politik.

Salianji thekson se veprime të tilla jo vetëm që nuk sjellin ndryshim, por sipas tij, kontribuojnë në forcimin e pozitave të qeverisë.

“Si gjithmonë lidershipi premtoi rrëzimin e Ramës, por prodhuan vetëm një xhiro në bulevard. Kështu jo vetëm që nuk rrëzohet Edi Rama, por në fakt po mbahet në këmbë”, shprehet ai.

Në reagimin e tij, Salianji nënvizon se përgjegjësia për korrupsionin bie mbi qeverinë dhe jo mbi qytetarët apo bizneset.

“Fajin për korrupsionin e ka Rama dhe jo qytetarët, bizneset dhe rrugët e Tiranës!”, deklaron ish-deputeti.

Reagimi i Salianjit:

Të trembur vetëm nga humbja e karrigeve të tyre, ata as dinë dhe as duan të dëgjojnë zërin e demokratëve që kërkojnë ndryshim të vërtetë që mundëson largimin e Ramës! Qytetarët e Tiranës nuk kanë pse mbajnë asnje kosto shtese prej keqqeverisjes, as gazin as molotovët!

22 Marsi është dita e pluralizmit shqiptar. Dita e kthesës historike pas 45 vitesh vrasjesh, persekutimi dhe shtypjeje të ndërgjegjes. Institucioni politik që krijuan shqiptarët e lirë dhe të guximshëm ishte Partia Demokratike e Shqipërisë: partia e rinisë, e intelektualëve të lirë, e ndryshimit dhe e shpresës europiane.

Kjo është simbolika e 22 Marsit. Kjo datë nuk mund dhe nuk duhet t’i shërbejë kultit të personalitetit të askujt.

Sepse Partia Demokratike nuk u krijua për të mbajtur karrige, por për të rrëzuar regjime. Dhe kush e ka harruar këtë, është bërë pjesë e problemit, jo e zgjidhjes.

Zgjidhja është e qartë: gara, vota dhe zgjedhjet. Vetëm kështu Partia Demokratike mund të rikthehet fituese!

P.s. u prit të largohej Balluku që të hidheshin disa fishekzjarre tek Ministria e Infrastruktures.

salianji partia demokratike ish-deputeti

1 Komente

  1. M
    Moza

    Po ti Salianji cfare po ben?

    Lini një Përgjigje