TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Mars 2026, 21:00

Berisha mbyll protestën: Nuk ka paqe me Edi Ramën!

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mbyll protestën: Nuk ka paqe me Edi Ramën!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur një fjalim para selisë së kësaj force politike pas përfundimit të protestës që zgjati rreth dy orë.

Në fjalën e tij, ai theksoi se marshimet do të vijojnë dhe se beteja kundër kryeministrit Edi Rama do të intensifikohet. Berisha paralajmëroi gjithashtu organizimin e një proteste tjetër, duke sqaruar se data dhe ora do të bëhen të ditura në një njoftim të dytë.

Gjatë fjalimit, Berisha falenderoi pjesëmarrësit në protestë dhe bëri thirrje për një bashkim edhe më të madh të mbështetësve, duke theksuar se aksioni opozitar do të vazhdojë.

Ai deklaroi se protesta e zhvilluar tejkaloi pritshmëritë dhe paralajmëroi se tubimi i radhës do të jetë edhe më i fuqishëm.

“Një përshëndetje vëllazërore, një mirënjohje të pakufishme, me guximin, trimërinë, qëndresën tuaj! Nderuat më shumë se kurrë këtë datë historike të kombit shqiptar: përmbysjen e diktaturës komuniste 34 vite më parë, por njëkohësisht i dhatë goditjen më të merituar diktaturës së sotme.

Kjo ishte një betejë e shkëlqyer dhe ju garantoj se tjetra do të jetë më e shkëlyqer! Për Edi Ramën s’do të ketë më strofull, vrimë miu ku të futet! Kryengritja paqësore shqiptare do ta çojë atje ku e meriton! Keni qenë të shkëlqyer! Nuk e di si e nderuat ju kaq shumë sot 22 marsin! E tmerruat Edvin Kristaq Ramën!

Prandaj le të zotohemi në këtë shesh se nuk ka paqe në këtë vend me ata të cilët vjedhin si hiena pasuritë publike të shqiptarëve dhe pasurohen vetë, përdorin ligjet dhe mandatet e krimit për të mbrojtur vjedhjet e tyre.

Qëndresa, bashkimi ynë do të bjerë mbi ta dhe do të përfundojnë në Lanë, në koshat e plehrave të historisë! Ka rrethim që na pengon ne? Kurrë! Edi Rama, jep dorëheqjen sa më shpejt! Jep dorëheqjen se do të të tërheqim ashtu siç s’ta pret mendja!”, tha Berisha.

Lini një Përgjigje