TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 10:35

Rrëmuja në Kuvend, Berisha flet pas seancës: Rama po bën gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij

Shkruar nga Pamfleti

Rrëmuja në Kuvend, Berisha flet pas seancës: Rama po bën

Mes tensioneve dhe kaosit është zhvilluar seanca e sotme plenare, ku deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit me karrige.

Ish-kryeministri Sali Berisha reagoi pas mbylljes së seancës, duke theksuar se mazhoranca vazhdoi kolapsin dhe asgjësimin e pluralizmit.

Berisha u shpreh se mazhoranca ka tmerr nga të drejtat e opozitës, ndërsa tha se po mbrojnë pasuritë e tyre të vjedhura.

Ai tha gjithashtu se kërkon soilidaritetin e shqiptarëve duke theksuar se mbështetja e tyre është vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Berisha tha se Rama bën gjithaçka për të shpëtuar lëkurën e tij.

“Përsëri kanë tmerr nga të drejtat kushtetuese të opozitës. Përsëri mbrojnë pasuritë e vjedhura. Përsëri mbrojnë Edi Ramën. Vazhdon kolapsi i plotë dhe asgjësimi i pluralizmit në Parlament. Ne e konsiderojmë mbështetjen tuaj vendimtare për largimin e narko-diktaturës nga Shqipëria. Kam besim të plotë se kjo betejë do të fitohet dhe se Edi Rama vendosi të bëjë gjithçka për të shpëtuar lëkurën e tij. Beteja jonë e ka bërë atë njeriun e pa shpresë”, theksoi ai.

Berisha tha më tej se  nukRama nuk mund të pranojë që vajza e tij, Rea, të hetohet.

Sipas ish kryeministrit, vajza e bashkëshortes së kryeminsitrit Edi Rama, fiton tender pas tenderi.

“Parlamenti funksionon mbi bazën e respektit të Kushtetutës. Rama dhe Linda nuk mund të pranojë hetimin e Reas, që duket si engjëll por si shushunjë pi gjakun e qytetarëve me tenderat që fiton. A mund të ndodhë që fëmija i kryeministrit të kalojë nga tenderi në tender”, tha Berisha.

 

berisha rama pasurite e vjedhura

Lini një Përgjigje