TAGS-AT E JAVËS

Politike 9 Nëntor 2023, 10:03

Kaos në Kuvend, Berisha-Zhupës: Filmoji, filmoji! Nuk rrinë dot pa karrige socialistët

Shkruar nga Pamfleti

Kaos në Kuvend, Berisha-Zhupës: Filmoji, filmoji! Nuk

Seanca e sotme ka nisur me kaos në Kuvend ndërsa deputetë nga të dyja krahët politikë filmojnë njëri-tjetrit duke transmetuar pamjet live në rrjetet sociale.

 “Ina filmoje, filmoje. Bisedat e tyre do të dalin në Encro Chat”, i thotë Berisha midis të tjerash deputetes së Partisë Demokratike.

Ndërkaq, Ina Zhupa ndërsa transmeton live kolegët socialist në Parlament, u thotë atyre se nuk rrinë dot pa karrige.  “Nuk rrinë dot pa karrige. Kurse Erioni bën punën e përgjuesit tim. Ky është Erion Braçe. Ja çfarë bëjnë. Transport karrigesh. Nuk rrinë dot pa karrige. O Erion të dal edhe unë tek videoja jote?”, pyet ajo Erion Braçen. “Ke dalë tre herë”, i përgjigjet ai.

Lini një Përgjigje