Rithemelimi ka përsëritur sërish skenarin e javës së kaluar në Kuvend.
Deputetët e Sali Berishës kanë marrë karriget e deputetëve dje i kanë bërë pirg para Foltores së Kuvendit.
Por kësaj radhe, deputetët e Berishës nuk ka marrë vetëm karriget e socialistëve, por edhe ato të opozitës.
Ndërkohë, punonjësit e gardës janë në sallën e Kuvendit në gatishmëri.
Para nisjes së seancës plenare, Sali Berisha deklaroi se Rithemelimi do të vazhdojë betejën e nisur.
“Mendoj se ky është vendimi më i përgjegjshëm. Alternativa e këtij vendimi do të ishte bojkoti, por bojkoti do të ishte një dëshirë dhe kënaqësi e Edi Ramës, të cilën nuk do ia plotësojmë. Ne do vazhdojmë betejën.
Ai ka një muaj që nuk hyn në parlament, nuk respekton interpelanca, nuk respekton pyetje, nuk respekton asgjë, ccka shkel Kushtetutën, kurse ne mbrojmë Kushtetutën”- tha Berisha jashtë ambienteve të Kuvendit.
Lini një Përgjigje