
Teksa fliste nga pirgu i karrigeve të përmbysura pranë foltores së kuvendit, ish kryeministri Sali Berisha ka replikuar me ministrin e Brendshëm Taulant Balla.
Berisha ka hedhur akuza në drejtim të Ballës, teksa ky i fundit i përgjigjej nga vendi, çka ka sjellë edhe nervozizmin e ish-kryeministrit.
“Të dashur qytetarë ky është një fundërrinë njerëzore, më i keq se Suel Çela, më i keq se Rrajat, i akuzuar për vrasje, që ka të dokumentuar udhëtimet me Kolombo Gjokën dhe Mond Begon.
Pusho të thashë, pusho. Ky është Tao që shkarkon oficerë policie, ky është krimineli që vodhi të dhënat e TIMS, ndaj nuk e lejoi komisionin hetimor, por ne këtë jemi, në vrimë të miut të futesh, komisioni do ngrihet”, tha Berisha në parlament duke drejtuar gishtin nga Taulant Balla.
Lini një Përgjigje