
Deputetët e opozitës kanë bllokuar seancën dhe kanë nisur me ndezjen e tymueseve në Kuvend.
Ndërsa Lindita Nikolla nisi seancën, kërkoi ndërhyrjen e gardës për të vendosur rregull. Salla e Kuvendit është mbushur me tym dhe gjithçka është kthyer në kaos.
Berisha ka reaguar duke i thënë se nuk mund të preken deputetët.
Deputeti Saimir Korreshit ka qenë i pari që ka ndezur në Kuvend tymuese. Kryetarja e Kuvendit Linidita Nikolla e përjashtoi nga seanca.
Lini një Përgjigje