
Vetëm 20 minuta ka zgjatur seanca parlamentare e ditës së sotme dhe më pas Kuvendi u mbyll me shpejtësi.
Për shkak të kaosit të krijuar në Kuvend, ku Rithemelimi ndezi tymuese dhe kishte mbledhur karriget para foltores, Nikolla mbylli seancën.
Ndërkohë, ka kaluar për votim edhe rendin e ditës.
Me votat e mazhorancës janë rrëzuar 6 projektligje të depozituara nga opozita.
Opozita protestoi sërish, duke bllokuar zhvillimin normal të seancës parlamentare.Opozita kërkon rikthimin e të drejtave të tyre kushtetuese si ligjvënës.
Lini një Përgjigje