
Avokati Romeo Kara ka deklaruar se Sali Berisha nuk e shmang dot drejtësinë sado që të refuzojë vendimet e saj. Ish-kryeministri Sali Berisha refuzon të njihet me masën e sigurisë dhe nuk është paraqitur asnjëherë në SPAK për t’u njohur me masën detyrim paraqitjeje.
Por sipas avokatit, do vijë dita që ai të merret prej veshi dhe të shkojë atje, pasi nuk ka rrugë tjetër përveç gjykatës.
“Ata s’kanë vajt ta marrin. Do shkojë atje në gjykatë, s’ka ku të shkojë. I kanë lënë gjykatëse femra. Ato femra do e marrin për veshi dhe do e çojnë atje. Vetëm të shkojmë të ndryshojmë kodin e procedurës e ti themi me megafon po të kërkon gjykata. Ca do ai që të shkojë në gjykatë. Nuk është shuar masa. Ai person ka futur në ngërç veten e vet, Shqipërinë, politikën dhe procesin”, tha Kara.
Lini një Përgjigje