TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2023, 18:26

Ligji për studentët e Mjekësisë, Rama sulmon Kushtetuesen: Vendimi për pezullim, absurd!

Shkruar nga Pamfleti

Ligji për studentët e Mjekësisë, Rama sulmon Kushtetuesen:

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Asamblenë e Zgjeruar të Partisë Socialiste në Tiranë, diskutoi edhe lidhur me ligjin për punën e detyruar të mjekëve të rinj.

Kreu i qeverisë u shpreh se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pezullimin e vendimit është “absurd”, ndërsa shtoi se me këtë ligj nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese.

Më tej ai shtoi sepraktika që u ndoq me studentët e mjekësisë do të zgjerohet në arsimin publik, që sipas kreut të qeverisë nuk është shumë larg kërkesave të Europës.

Unë nuk i diskutoj vendimet e gjykatave, por edhe pezullimi që i bëri GJK kërkesës absurde të studentëve është absurd. Është absurd dhe po e diskutoj sepse është pezullim. Shkolla e magjistraturës e ka kusht, mund të hysh por nuk merr dot diplomën po nuk punove 5 vjet si magjistrat. Është një nga shkollat më të mira të Shqipërisë.

Fakti është që nuk është shkelur asnjë e drejtë kushtetuese dhe nuk është vënë në diskutim. Ne këtë sistem do ta zgjerojmë. Në arsimin publik që e kemi shumë të favorshëm dhe jo aq larg kërkesave të Europës, do ta zgjerojmë. Ose është varianti tjetër që i kemi dhënë studentëve, do të ikësh që nesër dhe t’i kthesh kurrizin këtij vendi? Do paguash një tarifë tjetër, do paguash atë që kushton. Është më pak se në Gjermani por prapë do paguash. Nëse do këtë tarifën tjetër do rrish maksimumi 5 vite. Dhe 5 vite është për ata që hyjnë në vit të parë. Këta që i kapi rrugës 2-3 vjet do rrinë”, u shpreh Rama mes të tjerash.

rama ligji studentët e mjekësisë

Lini një Përgjigje