Sipas Ramës, edhe nëse Ilir Beqaj ka vjedhur dhe ka futur miliona në xhep, shteti paska ka dalë me fitim...
Babloku i ka dalë sërish në krahë Ilir Beqajt. Edhe pse ish-ministri është marrë i pandehur dhe dyshohet se ka vjedhur me koncesionin e sterilizimit, Edi Rama vijon t’i bëjë karshillëk SPAK-ut.
Ai doli sot në një konferencë me gazetarët dhe u pyet nëse do të rishikohet kontrata e sterilizimit, kontratë që gërryen miliona. Por Rama i cilësoi akuzat e SPAK si opinione dhe jo si të vërteta. Nga ana tjetër ai justifikoi dhe vjedhjet e ish-ministrit të tij.
“Është një opinion i akuzës, nuk janë opinionet e akuzës të mjaftueshme që të mjaftohet qeveria. Sa i përket procesit nuk i komentoj. Unë besoj që sterilizimi është një nga veprat më të rëndësishme në shëndetësi dhe ka sjellë një ndryshim të pamohueshëm nga askush në rrethin e profesionistëve të shëndetësisë. Llogaritë e faturat s’më takon mua t'i bëj. Do të bëjmë diskutimet dhe analizat tona, por ka një analizë tjetër që nuk e kam bërë unë, por dikush që është e zonja për të bërë llogari, dhe ka dalë diçka që unë jam bërë kurioz dhe kam kërkuar opinion të dytë dhe ka dalë i njëjtë. Pra përfitimi i shtetit nga sterilizimi është më i madh se sa të gjitha fryrjet dhe është vërtetë një përfitim i madh financiar sepse janë kursyer një mesatare prej dy ditësh shtrim spitalor, për individë që kanë kaluar në operacione kirurgjikale”, tha ndër të tjera Rama.
Pra me pak fjalë, edhe nëse Ilir Beqaj ka vjedhur dhe ka futur miliona në xhep, shteti paska dalë me fitim dhe kjo i mjafton Edi Ramës.
Ndryshe nga gjithë ish-ministrat e tjerë, ku Rama ka deklaruar se duhet t’i dalin për zot vetes, me Beqajn gjuha duket shumë më ndryshe. Rama mburret me sterilizimin, teksa po ashtu duket se justifikon bëmat e Beqajt, i cili falë mbështetjes së Bablokut ja ka hedhur dy herë. Herën e parë SPAK nuk ngriti asnjë akuzë. Herën e dytë, ngriti një akuzë sa për sy e faqe dhe e la në “detyrim paraqitje”.
Babloku po ashtu dha sinjale se nuk ka ndërmend të lëshojë edhe Olta Xhaçkën, të paktën sa i takon mandatit. Ai u pyet mbi zvarritjen që po i bën Kuvendi çështjes së mandatit të deputetes për konflikt interesi dhe u shpreh se vendimi që ka dhënë Kushtetuesja ha debat.
“Nuk më rezulton se ka një vendim të qartë dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë. Vendimi është i një natyre tjetër dhe jo akt i prerë. Është një gjë që duhet pyetur, pasi nuk jam i qartë”, tha ai. /Pamfleti
Lini një Përgjigje