
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nuk ka asnjë problem nëse dikush i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me marrëveshjen për emigrantët me Italinë.
Komentet Rama i bëri gjatë një konference për mediat nga Kryeministria, kur u pyet lidhur me vendimin e “Rithemelimit” për të çuar marrëveshjen për emigrantët në Gjykatën Kushtetuese.
Kreu i qeverisë tha se marrëveshja është në përputhje me Kushtetutën e Shqipërisë teksa ironizoi opozitën duke thënë se atij nuk i rezulton që të ketë një PD në Kuvend.
“Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të cilës PD, nuk më rezulton një parti e tillë mua në Kuvendin e Shqipërisë. Nuk ka rëndësi kush është mbledhur se ka shumë mbledhje që zhvillohen në emër të të bekuarës PD që vuan sot si një flamur i madh i shpresës dikur, mallkimin e një historie të dhimbshme.
Unë nuk dua t’i shmangem thelbit. Është përgjegjësi, e drejtë, liri e çdokujt që e ka një status të caktuar në lidhje me një çështje të caktuar që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Unë nuk shoh asnjë problema në këtë pikë.
Unë them që marrëveshja është krejt në rregull me Kushtetutën e Shqipërisë, është një marrëveshje shumë e mirë për Shqipërinë për një mijë e një arsye. Nuk ka asnjë problem nëse dikush i drejtohet GJukatës Kushtetuese për këtë punë”, u shpreh Rama.
Lini një Përgjigje