TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2023, 14:40

Rama sfidon SHBA-BE, mbyll derën e dialogut me PD: Nuk negociojmë me “non gratat”

Shkruar nga Pamfleti
Rama sfidon SHBA-BE, mbyll derën e dialogut me PD: Nuk negociojmë me
Edi Rama

Dhe pse pati një deklarim në unison nga ndërkombëtarët, Rama tha sot në një komunikim me gazetarët se nuk ka ndërmend të dialogojë me Berishën...

Kryeministri Edi Rama ka sfiduar SHBA, Britaninë e Madhe dhe vendet e BE lidhur me kaosin në Kuvend. Ndërkombëtarët në fillim të kësaj jave kërkuan që të marrë fund konflikti dhe palët të ulen në dialog.

Mesazhi ishte si për Berishën që të ndalë tensionet, por ishte dhe për Ramën, pasi kërkohet dialog dhe është mazhoranca ajo e cila nuk pranon kërkesat e opozitës.

Por edhe pse pati një deklarim në unison nga ndërkombëtarët, Rama tha sot në një komunikim me gazetarët se nuk ka ndërmend të dialogojë me Berishën.

Së pari ne nuk negociojmë me ‘non gratën’ dhe me asnjë zëdhënës të ‘non gratës’. Këtë e kemi thënë që ditën e parë, nuk është e re. ‘Non grata’ dhe zëdhënësit e tij, që kanë marrë përsipër që për një hall krejtësisht personal me drejtësinë e re, të kthejnë parlamentin në një shesh për të bërë përshesh dhe i gëzohen faktit që ndezja deri dhe e flakës në sallën e Parlamentit, merr dhenë nëpër gjithë mediat e botës, a thua se kjo sjell gjë tjetër përveç shkarravitjes së imazhit të Shqipërisë, janë në të drejtën e tyre të bëjnë zgjedhjet e tyre.

Parlamenti ka rregullat e veta, ka dhe kufizimet e veta sepse në kushtet kur rregullorja e parlamentit përcakton si masën më ekstreme të mundshme nga vetë parlamenti përjashtimin e vetëm për 10 ditë edhe të një zjarrvënësi, atëherë ne nuk na mbetet asgjë tjetër, përveçse me qetësi, durim të presim që drejtësia të bëjë drejtësi mbi ata që pengojnë forcërisht ushtrimin e detyrës së të tjerëve”, tha Rama.

Rama vijoi të kapet te pjesa se duhet të ndryshohet ligji për komisionet hetimore. Edhe pse kanë një vit që thonë se ligji do të ndryshojë, nuk ka asnjë draft konkret. Rama sot doli me disa letra në duar dhe tha se k ka gati ligjin, por harron se ky ligj duhet të kalojë bashkë me votat e opozitës.

Është koha të rishikojmë ligjin për komisionet hetimore, duke marrë parasysh eksperiencën dhe dështimet e panumërta të komisioneve hetimore të këtyre viteve. Ky komision ad hoc nuk është ngritur sepse nuk ka pasur vullnet nga pala tjetër. Ndërkohë ne kemi punuar dhe kemi konsideruar 2 drejtime të kësaj pune. E para integrimin e vendimeve të GJK për komisionet hetimore dhe e dyta ligjin gjerman e komisioneve hetimore. Unë këtu kam gjithë studimin e bërë nga grupi i punës për të ndërhyrë në ligjin për komisionet hetimore. Një nga të dhënat që ka është që Shqipëria mban numrin rekord në raport me vendet Ballkanit, për numrin e komisioneve hetimore që ka ngritur në gjithë këto vite”, tha ai.

Më tej ai u shpreh se nuk mund të ngresh komisione hetimore bazuar në thashetheme të përhapura vetë, pavarësisht se mund të kesh një mandat deputeti. Po ashtu ai përdori edhe kartën e Kushtetueses, e cila ka rrëzuar një kërkesë të opozitës për komisionet hetimore.

rama berisha

Lini një Përgjigje