TAGS-AT E JAVËS

Politike24 Nëntor 2023, 16:46

Pas Beqajt, Rama merr në mbrojtje edhe Xhaçkën: Vendimi i Kushtetueses për mandatin, i paqartë

Shkruar nga Pamfleti

Pas Beqajt, Rama merr në mbrojtje edhe Xhaçkën: Vendimi i

Teksa justifikoi aferat e Ilir Beqajt, Edi Rama ka dhënë sinjale se nuk ka ndërmend të lëshojë edhe Olta Xhaçkën, të paktën sa i takon mandatit.

Ai u pyet gjatë konferencës me gazetarët mbi zvarritjen që po i bën Kuvendi çështjes së mandatit të deputetes për konflikt interesi dhe u shpreh se vendimi që ka dhënë Kushtetuesja ha debat. 

Nuk më rezulton se ka një vendim të qartë dhe të prerë të Gjykatës Kushtetuese për këtë. Vendimi është i një natyre tjetër dhe jo akt i prerë. Është një gjë që duhet pyetur, pasi nuk jam i qartë”, tha ai.

Skandali është se prej një viti e gjysmë, mazhoranca mban peng çështjen e mandatit të Xhaçkës. Burri i saj doli investitor strategjik dhe sipas opozitës kemi konflikt interesi. PS e rrëzoi një herë kërkesën, por Kushtetuesja e cilësoi të gabuar dhe kërkoi që të miratohet kërkesa dhe më pas do jetë kjo gjykatë që do bëjë interpretimin. Që kur ka nisur Kuvendi në shtator, nuk ka pasur asnjë mbledhje të Komisionit të Mandateve.

 

Lini një Përgjigje