TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 13:05

Replikat në Kuvend, Berisha: S'kisha dëgjuar gra të përdornin fjalë të pista si ato të PS-së!

Shkruar nga Pamfleti
Replikat në Kuvend, Berisha: S'kisha dëgjuar gra të
Berisha

Pas tensioneve dhe ndërprerjes së seancës plenare për shkak të përplasjeve verbale, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u pyet nga gazetarët jashtë ambienteve të Kuvendit lidhur me fjalorin e përdorur gjatë debatit.

Berisha u shpreh se u befasua nga reagimet e disa deputeteve të Partisë Socialiste, duke deklaruar se ato përdorën “fjalë të pista” dhe “të turpshme”.

“Unë nuk kisha dëgjuar gra të përdornin fjalë të pista siç përdorën të PS. Ato përdorën fjalë të turpshme”, tha Berisha.

I pyetur për gjuhën e përdorur prej tij ndaj zv/kryeministres Belinda Balluku, Berisha u shpreh se termi i përdorur ishte “gjysmë letrar” dhe se e kishte përdorur në këtë kuptim.

“Gjoja u revoltua nga një fjalë që është gjysmë letrare. Unë e përdora në kuptimin e saj që është gjysmë letrare. Kilometri i fundit do të përfundojë me përmbysjen e regjimit”, deklaroi kreu i PD.

Debati për fjalorin e përdorur në sallën e Kuvendit çoi në ndërprerjen e përkohshme të seancës, ndërsa përplasjet mes mazhorancës dhe opozitës vijojnë në klimë të tensionuar politike.

 

Lini një Përgjigje