TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 11:37

"Bëni muzikë me dajre prej 81 vitesh"/ Plas sherri në Kuvend, Berisha për deputeten PS: Nxirreni jashtë këtë

Shkruar nga Pamfleti
"Bëni muzikë me dajre prej 81 vitesh"/ Plas sherri në
Berisha përplaset me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka

Pas sherrit me Sara Milen në Parlament, Berisha u përplas edhe me deputeten e Fierit, Kiduina Zaka.

Deputetja socialiste iu referua protestës së fundit, për të cilën akuzoi Berishën dhe deputetët e PD-së për plagosjen e efektivëve të policisë.

Debati në Kuvend;

Kiduina Zaka: Jeni katandisur si një orkestër, bëni muzikë me një dajre të prodhuar 81 vite më parë. Dhe më e keqja është që edhe veglat e reja muzikore të opozitës suaj vazhdojnë të njëjtën vijë melodike.

Berisha: Historia kolektive është sindroma para agonisë së plotë. Këta janë të gjithë hajdutë, mbrojnë plaçkën që i kanë marrë qytetarëve. Prandaj shajnë, prandaj turfullojnë. Jeni të pashpresë, në 20 shkurt qytetarët do tu japin përgjigjen që meritoni. O të paguar, o të kapur, o skllevër të krimeve tuaja, si mundet ju…

(Kiduina Zaka i flet nga vendi).

Berisha-Peleshit: A po e nxirrni jashtë atë që s’të lë me fol, nxirre jashtë.

 

berisha përplaset me deputeten e fierit kiduina zaka

Lini një Përgjigje