Seanca e sotme plenare u përfshi nga tensione, pasi ish-kryeministri Sali Berisha reagoi ashpër ndaj deputetit të Partisë Socialiste, Bido, i cili kishte marrë fjalën për t’iu kundërpërgjigjur.
Sapo deputeti socialist u ngjit në foltore, Berisha u drejtua menjëherë aty, i shoqëruar edhe nga deputetë të tjerë demokratë, duke kundërshtuar deklaratat e tij. Në qendër të reagimit të Berishës ishin akuzat ndaj Bidos, të cilin e etiketoi si “Ardit Gjipeja” dhe se po mbronte interesat e zv/kryeministres Belinda Balluku.
“Je Ardit Gjipeja. Je bërë avokat i Ballukut”, iu drejtua Berisha nga foltorja.
Nga ana tjetër, deputeti i PS-së hodhi akuza ndaj Berishës për çështje që lidhen me shitjen e naftës dhe organizimin e protestave, çka solli rritje të toneve në sallë.
Përplasja verbale mes palëve pasqyroi edhe një herë klimën e tensionuar politike në Kuvend, me akuza të ndërsjella dhe ndërhyrje nga deputetë të të dyja krahëve.
Ky bidoja leh gjithe kohes si langonjte e lagjes Llapaqen dhe i neveritshem