TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 11:01

“Belind Balluku”, lapsusi i Berishës në Kuvend, shpërthejnë të qeshurat në sallë

Shkruar nga Pamfleti
“Belind Balluku”, lapsusi i Berishës në Kuvend,
Sali Berisha në foltoren e Kuvendit

Kreu demokrat Sali Berisha, duke mbajtur fjalën në Kuvend, ka bërë një lapsus që ka shkaktuara të qeshura në sallë. Madje edhe vetë kreu i PD-së nuk ka mundur të mbajë të qeshurën.

Ndërsa fliste për protestën e 10 shkurtit, Berisha tha se nga Policia ka arritur në atë pikë sa akuzon edhe deputetë të opozitës që nuk kanë qenë fare në miting, madje as në Shqipëri.

“Më 22 shkurt të vitit 1991, Sigurimi i Shtetit qëlloi dhe ekzekutoi tek dera e Shkollës së Bashkuar një oficer policie, një të ri, dhe thanë se oficerin e policisë e qëlloi një person me Fiat të bardhë, dhe ishte konkretisht Azem Hajdari.

Mirëpo Azem Hajdari atë ditë ishte në Devoll, dhe të gjithë postblloqet e policisë e vërtetonin që ka qenë në Devoll.

Të ndjerin Lulzim Sulollari e vrau vetë qeveria për të akuzuar opozitën.

Dje çfarë bënë këta?

Akuzuan Belind Ballukun... Këlliçin se organizoi kryengritjen... atë nuk e akuzoni dot se ai u bën petë ju. Po kur ngrihet ajo dhe më nxjerr rregulloren për një fjalë që unë përdora... unë mund të thoja edhe dollapët, po fundi i fundit thashë një fjalë tjetër që të kuptohet nga qytetarët.

Edhe për këtë ngriheni ju të sulmoni?

Dje ju akuzonit Belind Këlliçin në një kohë kur ai po drekonte në Miçigan me një përfaqësues të shquar të diasporës shqiptare.

A e kuptoni se çfarë paniku dhe tmerri keni ju?

A e kuptoni ku keni rënë ju?

A e dini që jeni në kohët e fundit të ekzistencës suaj sepse meritoni zhdukjen.

Meritoni zhdukjen dhe qytetarët këtë parlament do ta mbyllin një minutë e më parë”, tha Berisha.

Lapsusi i ish-kryeministrit ka shkaktuar të qeshura në sallë, kryesisht në Grupin Parlamentar socialist, por edhe vetë Berisha nuk ka arritur të mbajë seriozitetin.  

berisha kuvend lapsusi

Lini një Përgjigje