TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Shkurt 2026, 11:17

“Shpirtrave nuk i shpëton dot”, Berisha sherr me Koçiun në Kuvend: Gojëpërdalë, fjala turp turpërohet me ty

Shkruar nga Pamfleti
“Shpirtrave nuk i shpëton dot”, Berisha sherr me Koçiun
Albana Koçiu dhe Sali Berisha

Kreu demokrat Sali Berisha dhe ministrja e Brendshme, Albana Koçiu, u përfshinë në një debat në sallën e Kuvendit, lidhur me protestën e 10 shkurtit dhe përplasjet mes policisë dhe protestuesve.

Berisha tha se policia ushtroi dhunë shtazarake ndaj protestuesve, ndërkohë që asnjë polic nuk është plagosur.

Asnjë polic nuk është plagosur, këtë ua them unë. Por ju dilni dhe thoni janë plagosur kaq e aq policë”, tha Berisha.

Nga ky moment reagoi ministrja e Brendshme, e cila akuzoi Berishën se urdhëroi plagosjen e policëve.

Siç ishe ti në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre.

Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin”, tha ajo.

Në replikë me Koçiun, Berisha e cilësoi një gojëpërdalë.

Gojëpërdalurave nuk duhet t’i përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se fjala turp turpërohet me të. Ti je zonja Adresë, se ti je cetëm për adresat. Fatin e Ervin Hoxhës do pësosh edhe ti, por të paktën mos mbroni krimin”, tha Berisha.

Replikat

Koçiu: Siç ishe zotrote në spital, isha dhe unë, por ti zgjodhe të mos shohësh policët e të mbyllje sytë. Je gënjeshtar patologjik, përveçse dhunues dhe porositës kronik i dhunës dhe derdhjes së gjakut. E ke në gen të derdhësh gjak. Pse nuk i takove policët në spital, ata u lënduan sepse u porosit dhunë ndaj tyre. Në vend të kesh turp e të distancohesh nga dhuna, thua nuk u dëmtua asnjë polic. Ndaj të ka dënuar historia, i ke fantazmat në dollap. Nuk u shpëton dot shpirtrave të atyre që ke vrarë. Do të të përndjekin

Berisha: Gojëpërdalurave nuk duhet t’u përgjigjesh kurrë. Nuk i them turp se turpërohet fjala turp me të. Me përgjegjësi të plotë asnjë polic nuk ishte i lënduar dhe i plagosur në spitalin e urgjencës, përkundrazi, protestues paqësor të plagosur me plumba gome në majë të ballit. Ju për të mbrojtur lubitë tuaja….Kjo zonja adresë, “ai vetë ka thënë ti je vetëm për adresa”. Fatin e atij Hoxhajt që foli do pësoni. Ju mos bëni mbrojtjen e krimit në këtë mënyrë se jeni skllevër… Tregoni, por gënjeni këtu. Plagët kanë fotografi, kanë emra ku i ke, tregoni cilët janë. Unë ju them mos prekni me dorë nxënësit, mos revoltoni rininë se më pas ajo nuk njeh kufi. Kryengritja jonë është paqësore. Hajduti ndiqet deri në vrimën e fundit dhe nuk kursehet.

Më herët ishte ish-ministri i Brendshëm, Ervin Hoxhaj, që iu drejtua PD-së me pyetjen se çfarë ka opozita me Policinë e Shtetit.

“Çfarë ka opozita me Policinë e Shtetit? Është komplet brenda sferë kushtetuese. Polica është në detyrë dhe duhet të kemi mirënjohje për të gjithë sokolët që janë aje që mbajnë mbi kokë kapelën e Policisë së Shtetit. Sot dua të theksoj që hiqni dorë duke përdorur fëmijët se është ngjarje kriminale.

Është e turpshme që merrni fëmijë që i izoloni gojën e fytyrën dhe i hidhni kundrejt policisë. Taktika e mëparshme ishte të godasim blindë, mjete e mburoja, tani i hidhni molotov, do t’i digjni të gjatë. Nuk është shqiptare. Keni marrë zotime të digjni sa më shumë policë”, tha Ervin Hoxha

 

2 Komente

  1. T
    Tony

    Nga dita ne dite me fiksohet ne tru qe qenkemi komb arixhinjsh.

    Lini një Përgjigje